Jasharaj i reagon Osmanit: SBAShK nuk ka shënime nga terreni se gjendja në shkollat tona është kaq e mjerë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një reagim lidhur me incidentin e djeshëm, theksoi se gjatë pesë viteve kur vajzat e saj ndoqën mësimin në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë, janë përballur me probleme të shumta infrastrukturore gjatë shkollimit.

Osmani përmendi problemet me kanalizimin, ndërprerjet e ujit, të rrymës dhe të ngrohjes, bllokada totale të tualeteve, mungesën e pastrimit për muaj të tërë, mungesën e sigurisë në shkollë, konfiskimin e mjeteve të rrezikshme nga disa nxënës dhe shumëçka tjetër.

Në lidhje me këto çështje të ngritura nga Presidentja Osmani, për “Gazeta Blic” ka folur kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës iu kundërpërgjigj Osmanit, duke thënë se SBASHK-u nuk është në dijeni për problemet e përmendura nga ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *