Lumir Abdixhiku ka zyrtarizuar koalicionin me Partinë e Drejtësisë.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, do të jetë pjesë e listës së LDK-së në zgjedhjet e dhjetorit.
Më poshtë postimi i Abdixhikut;
AKR dhe PD në listën tonë.
Sot kemi nënshkruar marrëveshje parazgjedhore me Partinë e Drejtësisë dhe Aleancën Kosova e Re; një bashkim i natyrshëm mes forcave që besojnë në shtet, në ligj, në zhvillim dhe në orientimin euroatlantik të Kosovës.
PD do të garojë me 2 kandidatë në listën tonë; gjersa AKR me 3 kandidatë.
Në këto zgjedhje të 28 dhjetorit, LDK ndërton një front të përgjegjësisë. Një aleancë për qeverisje të mirë, për rikthimin e institucioneve, për zbardhjen e transparencës, për ekonominë, për meritat, për qytetarin dhe për Kosovën tonë të përbashkët.
Me PD-në dhe AKR-në ndajmë vlerat e orientimit të përhershëm pro-perëndimor; ndajmë bindjen se Kosova meriton një qeveri stabile, të urtë e me vizion; ndajmë qëllimin për ta përshpejtuar rrugën tonë drejt BE-së, NATO-s, OKB-së dhe për ta forcuar partneritetin tonë të përhershëm me SHBA-të.
Ky bashkim është pjesë e përpjekjes më të madhe të LDK-së: të ndërtojmë një shumicë të re politike që e nxjerr vendin nga kriza, e hap zhvillimin, e kthen shpresën dhe e udhëheq Kosovën me maturi e dinjitet.
Jemi duke u bashkuar.
Jemi duke u forcuar.
Jemi duke e ndërtuar fitoren.
Kosova ka nevojë për përgjegjësi.
Kosova ka nevojë për shpresë.
Kosova ka nevojë për LDK-në.