Deputeti i LDK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj deklarimeve të presidentes Vjosa Osmani, të bërë sot në konferencë për media e ku e ka quajtur ish-bashkëpunëtorin e saj si “tepër jorelevant” që s’dëshiron t’ia kushtojë as edhe një sekond.
Hoti ka thënë se Osmanit po i mbaron mandate në krye të presidencës pa asnjë rezultat konkret dhe sipas tij, asaj tashmë po i del demagogjia dhe mashtrimet sheshit.
“Po i mbaron mandati 5‑vjeçar në krye të shtetit të Kosovës pa asnjë rezultat e pa asnjë kontribut për shtetin e Kosovës. Pesë vite demagogji e mashtrime, të cilat po dalin sheshit. Pesë vite në shërbim të agjendës shtetrrënuese të bashkë‑mashtruesit,” shkroi Hoti në Facebook.