Një rast i rëndë është raportuar, ku një person është gjetur pa shenja jete dhe rasti po trajtohet nga autoritetet për të sqaruar rrethanat e vdekjes.
Ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore së bashku me ekipin mjekësor. Pas ekzaminimit fillestar, nga ana e ekipit mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës, një mashkull kosovar.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij rasti, ndërsa në vendin e ngjarjes janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të saktë të shkakut të vdekjes. /PodujevaSot
The post Gjendet një person i vdekur në Fushë Kosovë appeared first on Podujeva Sot.