GAP: Bulliqi ka përmbushur 37 premtime, vetëm 4 ende pa nisur në Podujevë

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti GAP, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi (VV), po shënon një nivel të lartë të realizimit të zotimeve të tij në mandatin e dytë (2021–2025).

Nga gjithsej 61 premtime të dhëna, GAP raporton se:

  • 37 janë përfunduar,
  • 7 gjysmë të përmbushura,
  • 13 janë në proces,
  • ndërsa vetëm 4 nuk kanë filluar.

Kjo nënkupton se 93% e premtimeve të Bulliqit tashmë janë nisur ose realizuar, ndërsa vetëm 7% mbeten të pa filluara.

Sipas vlerësimit të GAP-it, Komuna e Podujevës nën qeverisjen e Vetëvendosjes renditet ndër komunat me përqindjen më të lartë të përmbushjes së zotimeve, duke reflektuar një menaxhim më efikas dhe të përkushtuar për zhvillimin lokal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *