Fitimi neto i dhjetë supermarketeve më të mëdha në Kosovë ka shënuar rritje të vazhdueshme gjatë katër viteve të fundit, duke arritur në 42.9 milionë euro në vitin 2024, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti GAP.
Sipas raportit, fitimi i këtyre supermarketeve ishte:
-
23.4 milionë € në vitin 2021
-
29.5 milionë € në vitin 2022
-
34.6 milionë € në vitin 2023
-
42.9 milionë € në vitin 2024
Rritja progresive e fitimeve tregon për një konsolidim të fuqishëm të këtij sektori në tregun vendor. Instituti GAP thekson se në çdo vit të analizuar janë përfshirë të njëjtat 10 supermarkete më të mëdha në vend.