Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për sulmin brutal që ndodhi paraditen e sotme në Pejë, ku një i ri u godit në kokë me pjesën e poshtme të armës së zjarrit.
Bëhet fjalë për Premton Berisha, rreth 20-vjeçar, i cili dyshohet se e ka sulmuar K.K., rreth 22-vjeçar në trotuar, përballë marketit “Minimax”, në rrugën “Uesli Klark”.
Pas sulmit, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati, ndërsa viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Policia është vënë në kërkim të tij, ndërsa rasti po trajtohet nga Njësia Rajonale e Hetimeve nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.