Ekskluzive: Hajnat depërtojnë në shtëpinë e zyrtares së Ambasadës Franceze në Çagllavicë – vjedhin para dhe pajisje me vlerë

Gazeta Sinjali ka mësuar për një rast të rëndë vjedhjeje që ka ndodhur në lagjen “Nic” në Çagllavicë, ku cak i hajnave ka qenë një zyrtare e Ambasadës Franceze në Kosovë.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se rasti është denoncuar më 14 korrik nga M.V., përkthyese pranë Ambasadës Franceze, e cila ka deklaruar se më 30 qershor 2025, persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e saj duke thyer dritaren dhe kanë vjedhur një laptop të markës HP me çantë, një orë dore, një palë syze dhe 1,000 euro para të gatshme.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Stacionit Policor të Graçanicës, hetuesit rajonalë dhe krimteknika, ndërsa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të cilësohet si “Vjedhje e Rëndë”.

Hetimet janë duke vazhduar dhe aktualisht autorët e dyshuar mbesin të paidentifikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *