Ekskluzive: “A po largohesh, a po ta shkrepi” – 21-vjeçari prangoset në Podujevë pas shkrepjes me armë në komunikacion

Një mosmarrëveshje në komunikacion ka përfunduar me të shtëna dhe kërcënime mbrëmjen e 11 gushtit në fshatin Llapashticë të Podujevës.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rreth orës 22:10, J.H. ka raportuar në Polici se pas një debati për lëvizjen e automjeteve, i dyshuari Senad Xhemajli, 21-vjeçar kishte shtënë me armë dhe e kishte kërcënuar me fjalët: “A po largohesh, a po ta shkrepi edhe ty”, përpara se të largohej me një veturë Mercedes.

Në vendngjarje, policia gjeti një gëzhojë që dyshohet t’i përkasë një arme me gas. I dyshuari u gjet më vonë në shtëpinë e tij, ku gjatë kontrollit u sekuestruan katër fishekë të kalibrit 7.62 mm, por nuk u gjet armë.

Gjatë deklarimit në prani të avokatit, Xhemajli mohoi të ketë pasur armë dhe të ketë shtënë, duke pretenduar se ishte ai që ishte sulmuar dhe kishte marrë edhe trajtim mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të Departamentit të Përgjithshëm, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për “Kanosje”, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa ai është ndaluar për 48 orë.

 

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *