
Një ngjarje shqetësuese është denoncuar nga nxënës që përdorin linjën urbane Kamëz–Laknas–Rruga Coca Cola, ku një vajzë është ngacmuar në urban nga një burrë mbi të 60-at.
Siç shihet në video, gjyshi si me lezet, sikur nuk po mban ekuilibrin në urban, tenton që me dorë të prekë të pasmet e vajzës.
Sipas denoncimit, incidenti i fundit është filmuar, duke nxjerrë në pah një fenomen alarmant që po kthehet në shqetësim serioz për sigurinë e pasagjerëve, veçanërisht të vajzave të reja. Studentët shprehen se kjo nuk është hera e parë që ky person shfaq sjellje të tilla, pasi ai jeton në zonë dhe përdor shpesh të njëjtën linjë urbane, të cilën ata e përdorin çdo ditë për t’u kthyer në shtëpi.
“Përshëndetje stafi më i mirë në Shqipëri që cenoni çdo padrejtësi në Shqipëri! Shikoni ju lutem ça bëhet në urban nga maniakët e fëlliqur. Sot është bërë video, është linja urbane Kamëz-Laknas-Rr. Coca Cola. Burri që po e ngacmon vajzën është mbi 60-tat. Sepse jemi nxënës dhe të gjithë kthehemi për shtëpi me atë linjë urbane. Është e disata herë që po e përsërit, sepse burri ka lagjen në atë zonë”, shkruan studenti.
VIDEO: