

Një ngjarje e rëndë me motive xhelozie ka tronditur një komunitet, ku një grua 50-vjeçare u sulmua brutalisht nga ish-bashkëshorti i saj shqiptar.
Sipas mediave, 55-vjeçari kishte udhëtuar nga Shqipëria më 1 dhjetor me qëllim për ta gjetur dhe sulmuar ish-gruan.
Pas disa ditësh kërkimesh, ai e lokalizoi në një mini-market ku punonte dhe e goditi disa herë me thikë në kokë dhe trup, pavarësisht përpjekjeve të saj për t’u mbrojtur.
E plagosura u transportua fillimisht në një qendër shëndetësore, më pas në spitalin e Përgjithshëm të një qyteti tjetër, dhe për shkak të plagëve të rënda u dërgua në një spital më të specializuar.
Fatmirësisht, mjekët raportojnë se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.