
Ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare Valentina Brahimi Feka, një lajm i dhimbshëm që ka tronditur familjen, të afërmit dhe gjithë ata që e kanë njohur, shkruan “Jepi zë”.
E ndjera ishte me prejardhje nga fshati Kçiq i Mitrovicës, ndërsa jetonte në Begaj të Vushtrrisë, ku edhe ishte e martuar.
Varrimi i saj do të bëhet nesër në varrezat e qytetit në Begaj, në kohën e namazit të Ikindisë.