
Policia e Kosovës ka njoftuar për dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë përgjatë ditës së diel, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se rreth orës 17:00 janë njoftuar për një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, ku është përfshirë një veturë.
“Sot rreth orës 17:00 jemi njoftuar për një aksident në rrugën Prishtinë -Podujevë, ku është përfshirë një automjet. Në aksident është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka bërë të ditur Ahmeti.
Ndërkaq aksidenti i dytë ka ndodhur në fshatin Lluzhan, i cili ndodhet në rrugën Prishtinë-Podujevë, ku të përfshira kanë qenë dy vetura dhe janë lënduar dy persona.
“Sot rreth orës 18:20në rrugën Prishtinë – Podujevë (Lluzhan) ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka bërë të ditur Ahmeti. /Insajderi.org/