Deklaratë tronditëse: Ahmet Musa përjashton vajzën nga shtëpia pse vendosi shaminë

Ahmet Musa ka shkaktuar reagime të shumta dhe zemërim publik pas një deklarate skandaloze ndaj vajzës së tij, e cila ka zgjedhur të vendosë shaminë. Në vend që ta respektojë këtë vendim personal dhe fetar, Musa e ka fyer rëndë, duke thënë publikisht se “vajza ime me shami s’mundet me hy në shtëpinë time” dhe madje e ka quajtur “një harrën”.

Këto fjalë të rënda, të bëra publike në një intervistë për televizionin Kosova Live, kanë tronditur shumë qytetarë, të cilët në rrjetet sociale kanë reaguar me zemërim dhe kanë dënuar qasjen ekstreme dhe çnjerëzore të një prindi ndaj fëmijës së vet.
Musa pretendon se vendimi i vajzës për të vendosur shaminë është pasojë e një “radikalizimi të heshtur” dhe se bie ndesh me “vlerat kombëtare shqiptare”.

Por shumë qytetarë e shohin këtë deklaratë si një shprehje të pastër të intolerancës, mungesës së respektit për të drejtat individuale dhe përzgjedhjet personale.
Një numër i madh reagimesh e kanë quajtur këtë qëndrim “turpërues”, “mizor”, dhe një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.

Në një kohë kur shoqëria jonë përpiqet të ecë drejt tolerancës dhe respektit për liritë fetare, qasja e Ahmet Musës vjen si një goditje e rëndë për vetë themelet e shoqërisë pluraliste. Të quash vajzën tënde “harrën” sepse ka bërë një zgjedhje personale dhe ligjore për veshjen e saj, nuk është vetëm e turpshme, por edhe thellësisht çnjerëzore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *