Burrë e grua përfundojnë në spital, u rrahën mes vete

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë. Një burrë është arrestuar pasi që ishte përleshur me gruan e tij. E gjithë kjo ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes tyre, ku e gjitha ka rezultuar me dhunë.

I dyshuari dhe viktima kanë pranuar  tretman mjekësor.  Ndërkaq me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.

“Prishtinë  24.09.2025 – 02:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar,  pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është përleshur me bashkëshorten e tij. I dyshuari dhe viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *