Burim Piraj portalit veriu.info: “Shihemi në gjykatë”

Pronar i kompanisë së njohur të përpunimit të mishit “MEKA”, Burim Piraj, ka paralajmëruar padi ndaj portalit veriu.info, pas publikimit të një videoje që ai e quan propagandë dhe shpifje.

Në reagimin e tij publik, Piraj mohon kategorikisht pretendimet e video-materialit që thotë se kompania MEKA ka importuar mish të bardhë pule me salmonella nga Rumania, i cili thuhet të jetë zbuluar në depot e kompanisë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV).

“Së pari, ne nuk kemi importuar mish të bardhë pule, siç pretendon veriu.info. Bëhet fjalë për mish pule pa kocka, i ndaluar përkohësisht për analiza dhe më pas, pas konstatimit të pranisë së salmonelës, me kërkesën tonë është kthyer në origjinë,” shkruan Piraj.

Ai thekson se nëse do të kishte pasur ndonjë shkelje nga kompania e tij, AUV do të kishte ndërmarrë masa penale, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi MEKA ka vepruar në përputhje të plotë me procedurat ligjore.

“Ne kemi qenë të mashtruar nga furnitori, dhe sapo është konstatuar problemi, mishi është kthyer në Rumani. Ne gjithmonë garantojmë produkte të sigurta për konsumatorët tanë. Për shpifjet e veriu.info, do të shihemi në gjykatë,” ka përfunduar Piraj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *