Prishtinë – Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka reaguar përmes një komunikate për media pas publikimeve të ditëve të fundit në disa portale dhe emisione “hulumtuese”, të cilat, sipas saj, kanë nisur një “fushatë denigruese” ndaj Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava.
Në komunikatë thuhet se Myftiu dhe familja e tij janë bërë objekt i shpifjeve dhe insinuatave të pavërteta, të cilat kanë kaluar në një fushatë të orkestruar për ta dëmtuar reputacionin e tij dhe të institucionit që ai udhëheq.
“Në asnjë mënyrë, në asnjë rrethanë dhe asnjëherë, as Myftiu Naim ef. Tërnava dhe as ndonjë anëtar i familjes së tij nuk kanë të bëjnë me pretendimet e ngritura ditëve të fundit nga qarqe dhe portale të ndryshme”, thuhet në reagimin e BIK-ut.
Sipas institucionit, akuzat se një i afërm i Myftiut është i përfshirë në çështje fajdesh janë “krejtësisht të pavërteta dhe me qëllim të keq”, ndërsa përmendet se “shprehja e një lloj keqardhjeje të shtirur” në publikime të tilla synon vetëm të manipulojë opinionin publik.
“Jemi të vetëdijshëm se fushata të tilla kundër Myftiut Tërnava i konvenojnë shumëkujt dhe shumë qarqeve, për shkak të punës dhe aktivitetit të tij të pandalshëm në të mirë të Bashkësisë Islame të Kosovës, të komunitetit dhe të vendit”, thuhet më tej në komunikatë.
BIK shton se sulme të tilla nuk janë të reja, por thekson se “si edhe më parë, do të përfundojnë të turpëruara”.
Në fund, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës apelon tek opinioni publik dhe besimtarët që të mos bien pre e lajmeve të pavërteta, duke ritheksuar se “nuk ka asgjë të vërtetë në pretendimet e publikuara në disa portale dhe emisione të ashtuquajtura ‘hulumtuese’”.
auithw
The private community’s guides likely dissect failures as much as wins.
MetaMask Bypass
кракен vpn
https://kraken-shop24.com
ссылка на мега без тор браузера есть
мега поддержка