Bastisje në Gostivar, në pranga dy persona për përdorim të substancave narkotike

Më 10.04.2026, zyrtarë policorë nga SPB Gostivar kanë privuar nga liria personin M.S. (38) nga Gostivari.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe në një objekt hotelierik, të realizuar me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar disa paketime me marihuanë dhe substancë të bardhë pluhur, ndërsa në objektin hotelierik është gjetur gjithashtu marihuanë.

Më 11.04.2026, rreth orës 02:00, zyrtarë policorë nga Njësia Policore Çegran kanë privuar nga liria personin U.I. (57) nga fshati Forinë, Gostivar.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të realizuar me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar substancë e bardhë pluhur dhe substancë e bardhë në formë të grimcave.

Të dy personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.