Avokati i Thaçit me një njoftim të rëndësishëm për nesër

hashim3

Luka Misetic, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se nesër në orën 09:00 do të nis deklarata përmbyllëse në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë.

Lajmin e bëri të ditur vetë Misetic përmes një postimi në rrjetin social X, ku sqaroi edhe mënyrën e ndjekjes së seancës.

“Do ta paraqes deklaratën përmbyllëse në gjykimin për krime lufte të klientit tim, Hashim Thaçi, nesër (të mërkurën) në orën 9:00 sipas Kohës së Europës Qendrore (CET). Mund ta ndiqni në këtë lidhje, me një vonesë prej 45 minutash (videoja do të fillojë në orën 9:45 CET): https://streaming.scp-ks.org“, shkroi ai në një postim në X.

Avokati gjithashtu shpërndau një postim të Dhomave të Specializuara lidhur me transmetimin e deklaratës përmbyllëse.

Ndërkaq, Prokuroria e Specializuar ka përfunduar sot deklaratën e saj përmbyllëse në këtë gjykim.