Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer një vjedhje në një hapësirë publike të qytetit.
Sipas informacioneve zyrtare, në rrugën “Rrust Kabashi” në Prizren, një shtetas i Shqipërisë është kapur në flagrancë në treg, pasi dyshohet se i ka vjedhur portofolin një qytetari. Në portofol ndodheshin dokumente personale dhe 75 euro para të gatshme.
Njësitet policore që kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë arritur të gjejnë vetëm portofolin me dokumente, ndërsa paratë e gatshme nuk janë gjetur.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet.
The post Arrestohet personi që vodhi 75 euro appeared first on Podujeva Sot.