Arrestohet i dyshuari për dhunë ndaj ish-bashkëshortes

Një rast i dhunës në familje ka përfunduar me arrestimin e një personi të dyshuar, pas denoncimit nga viktima.

Sipas informacioneve zyrtare, në Gjakovë është arrestuar një mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës nga organet kompetente.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

The post Arrestohet i dyshuari për dhunë ndaj ish-bashkëshortes appeared first on Podujeva Sot.