Arrestohet dhe dërgohet në mbajtje i dyshuari që vendosi gurë në një rrugë

IMG_1291

I dyshuari që hodhi gurë në rrugë në fshatin Sferkë të Klinës është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Kështu konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Mbrëmë rreth orës 22:45 stacioni policor u njoftua përmes një qytetari se në hyrje të fshatit Sferkë janë vendosur disa gurë dhe për pasojë u dëmtua një veturë. Njësitë kanë marrë masat dhe sot është arrestuar i dyshuari. Me vendim të Prokurorit ai është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha Rugova.