
Me datën 23.04.2026 është raportuar një rast i vjedhjes së rëndë në një shtëpi në Prishtinë. Njësitet policore të kryeqytetit kanë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme për hetimin dhe zbulimin e rastit.
Sipas një njoftimi për media thuhet se në këtë kontekst, gjatë ditës së djeshme, falë punës hetimore dhe operacionale të Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit, është identifikuar dhe është arrestuar personi i dyshuar për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë.
“Personi i dyshuar R. K., mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, në koordinim me prokurorin e Shtetit, është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërkaq, pas përfundimit të procedurave, sendet e vjedhura i janë kthyer pronarit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/