
Postimi i ministres Nagavci:
Për herë të parë në vitin 2025, thirrje për Bursa Postdoktoratë.
Në kuadër të kësaj thirrje janë mbështetur:
6 studiues postdoktoralë,
10,000 € për secilin përfitues,
60,000 € mbështetje totale,
Ky program synon krijimin e mundësive për zhvillim të vazhdueshëm profesional, rritjen e cilësisë, punës kërkimore, si dhe thellimin e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar, duke kontribuar drejtpërdrejt në avancimin e kërkimit shkencor në vend.