Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e Podujevës. Në aksident janë përfshirë dy automjete, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit, në mënyrë që të parandalohet çdo rrezik i mundshëm.