Aksident në magjistrale, dy persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Pejë-Prishtinë, në fshatin Drenoc.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 09:40 është njoftuar Policia për një aksident, në magjistralen Pejë-Prishtinë në fshatin Drenoc, ku janë përfshirë dy automjete (vetura). Për momentin kemi informacione se dy persona janë lënduar”, deklaroi Gashi.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *