Aksident me fatalitet, vdes 19 vjeçarja

PD_Postim-Recovered

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në fshatin Greme të Ferizajt.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Rajonit të Ferizajt.

Sipas Veselit, në këtë aksident trafiku është përfshirë një veturë me targa vendore.

“Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën (një femër rreth 19 vjeçe, pasagjere në veturë). Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes” – tha zëdhënësi.

Ndërsa, shoferi i veturës, i gjinisë mashkullore, 20-vjeç, ka pësuar lëndime trupore dhe po trajtohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Zëdhënësi ka treguar se në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Njësisë së Komunikacionit Rrugor të Ferizajt dhe po merren me ekzaminimin e rrethanave si ka ardhur deri te aksidenti.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe një ekip e zjarrfikësve.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka dalë po ashtu në vendin e ngjarjes.