Aksident me fatalitet në Fushë Kosovë, vdes këmbësori

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku ka humbur jetën një këmbësor.

Njoftimi:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Fushë Kosovë / 03.11.2025 – 17:35. Raportohet se në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një motoçiklisti mashkull shtetas i huaj dhe viktimës mashkull kosovar (këmbësor). Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

One thought on “Aksident me fatalitet në Fushë Kosovë, vdes këmbësori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *