
Një përplasje mes dy automjetesh ka ndodhur disa minuta më parë në aksin e vjetër rrugor Fier–Ballsh, pranë fshatit Plyk. Si pasojë dy persona mbetën të lënduar.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitali Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve — fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
Policia i bën apel drejtuesve të automjeteve që të ruajnë kujdesin maksimal në rrugë, veçanërisht gjatë dimrit, kur kushtet atmosferike dhe rrugore mund të jenë të vështira.