Ajet Potera i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, duke lënë pas subjektin politik Vetëvendosje. Lajmin e ka bërë publik kryetari i degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Bashkë me Ajet Poterën, për një qeverisje të pastër e me dinjitet, siç e meriton Podujeva dhe qytetarët e saj! Ky është vullneti i qytetarëve e veprimtarëve të Podujevës! Për Podujevën për të gjithë!”, ka shkruar Hyseni.
Ky zhvillim shihet si pjesë e përgatitjeve të subjekteve politike për garat e ardhshme në Podujevë.