
Gjatë një fluturimi të LOT Polish Airlines, pasagjerët u befasuan nga një performancë e veçantë festive.
Një nga stafi i aeroplanit nxori një kukull të vogël me kapelë dhe këndoi një këngë Krishtlindjesh në mes të kabinës.
Shfaqja ishte menduar për fëmijët, por buzëqeshjet u përhapën shpejt në gjithë avionin.
Edhe të rriturit u përfshinë në atmosferën festive, duke e kthyer momentin në një përvojë të këndshme kolektive.
Videoja e performancës u bë virale brenda pak orësh në rrjetet sociale.
Pamjet tashmë po konsiderohen si një nga hitet e para të festave të këtij sezoni. /Telegrafi/