Abdixhiku: Pika më e ultë e relacioneve me aleatin tonë strategjik

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka njoftuar të premten se SHBA ka pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën. Referuar deklaratës së Ambasadës veprimet dhe deklaratat e fundit nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve.

E pas këtij lajmi, ka reaguar lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i cili theksoi se suspendimi i dialogut strategjik me SHBA-të paraqet pikën më të ulët të relacioneve të Kosovës me aleatin strategjik dhe ekzistencial, si shtet i pavarur e sovran.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *