
Postimi i Ramës:
Në Kryeqytet, dialogu dhe bashkëpunimi janë themel i bashkëjetesës sonë.
Së bashku me Lumirin, u takuam me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame për Prishtinë, Hetem Sopjani, dhe imamët e Qendrës, për të diskutuar nevojat reale të komunitetit.
Institucionet fetare kanë një rol të rëndësishëm në forcimin e solidaritetit, harmonisë shoqërore dhe respektit ndërmjet njerëzve.
Kryeqyteti mbetet i përkushtuar ndaj dialogut, respektit dhe bashkëjetesës që na bashkon.