
Më 17 Shkurt, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pritet të mbahet një marsh protestues në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Platforma “Liria ka emër”, si organizatore, ka zgjedhur këtë datë në përvejtorin e pavarësisë së Kosovës, me synimin për të dërguar një mesazh ndaj Gjykatës Speciale. Kërkesa kryesore është e përmbledhur në sloganin “Drejtësi, jo politikë”.
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” thonë se përgatitjet janë në fazën përfundimtare dhe në kuadër të organizimit, është zhvilluar një tur takimesh me kryetarë komunash në gjithë vendin për të dhënë mesazhin simbolik dhe atë organizativ.
Organizatorët thonë se mesazhi i marshit është i dyfishtë, unifikimi i brendshëm dhe adresimi i komunitetit ndërkombëtar. Sipas tyre, Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbetet përtej përkatësive partiake dhe përbën pikë reference në historinë politike të vendit.
Ata pretendojnë se trajtimi i ish-pjesëtarëve të UÇK-së ka qenë i padrejtë ndër vite dhe kërkojnë rishikim të qasjes ndaj tyre.
Me kërkesat për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së tashmë janë mbajtur dhjetëra protestë në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Hagë dhe vendet të tjera.
Shumë nga politikanët dhe fytyrat publike politike kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre për nesër, por mbetet të shihet nëse Kryemnisitri Kurti do të marrë pjesë apo jo.
Deri më tani Kurti nuk është deklaruar për një pjesëmarrje të mundshme apo jo. Mbetet të shihet.