A do të jetë kandidate për deputete Jehona Lushaku – Sadriu?

A do të jetë kandidate për deputete Jehona Lushaku – Sadriu?

PD_Postim

Ish-Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku, do të jetë sërish kandidate për deputete në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Më poshtë postimi i saj:

Me zemër dhe me përgjegjësi të plotë do të garoj për deputete në Kuvendin e Kosovës.

Ky është zotim im i drejtpërdrejtë për të përfaqësuar zërin e secilit me dinjitet, për të mbrojtur interesin publik dhe për të punuar pa kompromis për një Kosovë më të zhvilluar e të integruar në organizata euro-atlantike.

Për më tepër, po garoj sepse besoj fuqishëm se ARSIMI është e ardhmja jonë; se shkollat duhet të jenë vendi ku ndërtohet dituria dhe profesionalizmi, dhe se nxënësit meritojnë mësim tërëditor me kujdes, ushqim të sigurt dhe kushte të denja rekreative. Studentët e universitetet meritojnë më shumë mbështetje dhe më shumë mundësi, ndërsa mësimdhënësit më shumë dinjitet, siguri dhe përkrahje nga shteti. Për të gjithë ata do të jem zë i fortë, e pa kompromis.

Ky është angazhimi im për ju e për fëmijët tanë.

Për Kosovën që duam!🇽🇰