
Qytetarët dhe punonjësit e sektorit publik me shumë gjasë nuk do ta marrin pagën e 13-të në fund të muajit janar, siç ishte paraparë fillimisht.
Sipas informacioneve, qëllimi ka qenë që pagesa e pagës së 13-të të realizohet pas formimit të qeverisë së re.
Megjithatë, për shkak të vonesave në shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve dhe zvarritjes së procesit të krijimit të institucioneve të reja, kjo pagesë është shtyrë.
Me gjasë, paga e 13-të nuk do të ekzekutohet në janar, por pritet të realizohet gjatë muajit shkurt, pasi të përfundojë formimi i qeverisë dhe të merren vendimet e nevojshme institucionale.
Kjo vonesë lidhet drejtpërdrejt me proceset paszgjedhore dhe mosfunksionalizimin e plotë të institucioneve, duke ndikuar në zbatimin e vendimeve financiare të planifikuara.