
Një premierë televizive e shumëpritur vjen në ekranet e Klan Kosova.
Bëhet fjalë për serialin më të ri, “Mamma Mia Llapërqino”, një projekt që ndërthur humorin, jetën familjare dhe situata të përditshme, me të cilat publiku mund të identifikohet lehtë.
Për të zbuluar më nga afër këtë serial dhe për të mësuar se çfarë mund të presin shikuesit që nga episodi i parë, sot në studion e “Weekend” kanë folur disa nga aktorët kryesorë, Kushtrim Sheremeti, Valina Muçolli, Lorent Pacolli dhe Florieta Bajraktari.
Ata kanë ndarë me publikun detaje se çka sjell sonte episodi i parë i këtij seriali.
Për të zbuluar, ndiqni videon e plotë: