
Një aksident i rëndë trafiku me lëndime të rënda trupore ka ndodhur rreth orës 07:50 në rrugën “Shkelzen Haradinaj” në Prishtinë, ku një automjet ka goditur një këmbësore të mitur.
Viktima, rreth 10-vjeçare, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodhur jashtë vendkalimit për këmbësorë.
Burime nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se për rastin është njoftuar menjëherë Prokuroria Themelore në Prishtinë, ndërsa prokurori kujdestar ka udhëzuar që personi i dyshuar të intervistohet në prezencë të avokatit dhe më pas të dërgohet në Qendrën e Mbajtjes.
Sipas udhëzimit të prokurorisë, rasti është iniciuar si “Rrezikim i trafikut publik”.
Hetimet janë në zhvillim, ndërsa priten veprime të tjera procedurale në koordinim me organet e drejtësisë.