Zgjerohet skandali për dhunimin e vajzës në motel, dalin mesazhet nga disa burra

motel

Pas arrestimit të T.Prekaj, hetuesia ka zgjeruar skemën e dhunimit të vajzës së mitur në Istog.

Janë zbuluar në mesazhet e të miturës mesazhe që involvojnë edhe persona të tjerë të rritur që kanë komunikuar me 13 vjeçaren dhe të cilës i kanë ofruar shuma të ndryshme parash në këmbim të shërbimeve seksuale.

Në këtë listë janë burra të moshave të ndryshme në Istog të cilët e shfrytëzonin vajzën në forma të ndryshme.

Lokacioni ku zakonisht e merrnin atë me vetura ishte para disa qendrave tregtare në Istog ku ajo kryesisht qëndronte gjatë ditës.

Prandaj për dhunuesit s’do të ketë gjumë të rehatshëm ditëve në vijim.