Mësoni sa para duhet të merrni realisht në bankë me ligjin e ri për pagën minimale

In Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për pagën minimale nga 1 janari 2026, është përcaktuar qartë shuma minimale neto që punëtorët duhet ta pranojnë realisht në llogaritë e tyre bankare, për orar të plotë pune.

Sipas këtij ligji, paga minimale neto për orar të plotë pune është 391.45 euro, vlerë kjo që përfaqëson shumën përfundimtare që punëmarrësi duhet ta marrë në bankë, pas zbatimit të obligimeve ligjore.

Ky përcaktim synon të sqarojë dallimin mes pagës bruto dhe neto dhe të parandalojë praktikat ku punëtorët figurojnë të punësuar me orar të plotë, por kompensohen nën minimumin e garantuar me ligj.

Institucionet përgjegjëse kanë theksuar se çdo pagesë nën këtë prag, për orar të plotë pune, përbën shkelje ligjore, ndërsa punëdhënësit janë të obliguar t’i harmonizojnë kontratat dhe pagesat e pagave me dispozitat e reja.

Ligji i ri synon gjithashtu rritjen e transparencës në tregun e punës, mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe formalizimin e marrëdhënieve të punës në sektorin publik dhe privat.

Autoritetet kanë paralajmëruar se zbatimi i këtij ligji do të jetë nën monitorim dhe inspektim, dhe çdo shkelje do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi.