BKT konfirmon vjedhjen e kartave

Copy of Podujeva Sot Telefon

Banka Kombëtare Tregtare ka konfirmuar zyrtarisht lajmin e publikuar nga Kapitali për klonimin e kartave të qytetarëve dhe zbrasjen e tyre përmes blerjeve dhe tërheqjeve kryesisht jashtë Shqipërisë.

Përmes një njoftimi zyrtar BKT deklaroi se bëhet fjalë për një numër të vogël kartash dhe garantoi qytetarët se ata do kompesohen plotësisht për paratë që u janë vjedhur.

“Dëshirojmë t’ju informojmë se BKT ka identifikuar dhe trajtuar në kohë një rast të izoluar mashtrimi përmes klonimit të kartave në ATM. Rasti prek një numër shumë të vogël kartash, të cilat janë bllokuar menjëherë. Të gjithë klientët e prekur janë kontaktuar dhe do të rimbursohen plotësisht,” njoftoi BKT.

Sipas bankës më të madhe në vend, siguria e parave të qytetarëve mbetet prioritet i panegociueshëm.

“Siguria e fondeve dhe e të dhënave të klientëve mbetet prioritet absolut për BKT, dhe Banka vazhdon të investojë në sisteme të avancuara monitorimi dhe parandalimi për të garantuar standardet më të larta të sigurisë,” përfundon njoftimin e saj BKT.

Një ditë më parë, Kapitali publikoi lajmin për klonimin e kartave në BKT dhe vjedhjen e fondeve të qytetarëve përmes veprimeve në shtete të ndryshme si Bullgari apo Itali. Kapitali identifikoi rasti vjedhjesh deri në 5 mijë euro.kapitali.al