
Një incident i rëndë ka ndodhur në Big Brother Vip Kosova.
Gjatë një loje, banorja e këtij formati, Alba Pollozhani ka rënë pa ndjenja në tokë.
Ajo është dërguar në Spitalin Amerikan.
Për këtë gjë ka reaguar edhe faqja zyrtare e Big Brother me një postim, të cilin mund ta lexoni më poshtë:
Alba Pollozhani, banore e Big Brother VIP Kosova 4, është rrëzuar dhe si pasojë është transportuar menjëherë në urgjencën e Spitalit Amerikan, ku aktualisht ndodhet nën përkujdesjen e mjekëve.