Dy qytetarë ankohen për zhvendosje të vendvotimit

PD_Postim

Dy qytetarë nga Gjakova janë ankuar për zhvendosjen e qendrës së votimit nga Gjakova për në Prishtinë.

Sipas raportimeve për gazetaren e Klan Kosovës, Diellëza Berisha, banorët kanë theksuar se janë rezidentë të Gjakovës dhe se qendra e tyre e zakonshme e votimit është ndryshuar pa arsye.

 Të njëjtit kanë shprehur shqetësimin e tyre, por nuk janë prononcuar për media.