Gjendet pa shenja jete një person

policia

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Miran Hajra” në Mitrovicë të Jugut.

Sipas njoftimit të policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Rr.Miran Hajra, Mitrovicë Jugu 26.12.2025-NN. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/