Ekskluzive: Ky është i arrestuari për zjarrvënien në BMW

PD_Postim-Recovered-Recovered-Recovered-Recovered

Gazeta Sinjali mëson se Haki Krivenjeva është personi i arrestuar lidhur me rastin e zjarrvënies dhe shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, që kishte ndodhur më 27 shtator 2025 në rrugën “Hamzë Jashari” në Lipjan, ku ishte djegur një veturë e tipit BMW.

I dyshuari është arrestuar më 17 dhjetor 2025 në Kaçanik, në bazë të urdhër-arrestit të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai është dërguar në ndalim për 48 orë.

Hetimet për këtë rast janë në vazhdim edhe ndaj personave të tjerë të dyshuar.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.