Hekuran Murati: “500€ në muaj për nënat lehona dhe 20 mijë euro për çdo fëmijë”

Sipas Muratit, nënat lehona të papuna do të përfitojnë:

  • 500 euro në muaj për 6 muaj, që i bie 3,000 euro mbështetje direkte nga shteti.

Kësaj i shtohen edhe shtesat mujore për fëmijët, të cilat do të rriten në:

  • 90 euro në muaj, apo 1,080 euro në vit.

👉 Vetëm në vitin e parë, një nënë e re do të përfitojë mbi 4,000 euro mbështetje financiare nga shteti.

Por mbështetja nuk ndalet këtu.

Shtesat për fëmijë do të vazhdojnë:

  • 1,080 euro në vit,

  • deri në moshën 16-vjeçare të fëmijës.

📊 Në total, nga lindja e deri në moshën 16 vjeçare, shteti i Kosovës do të japë mbi 20,000 euro për secilin fëmijë.