Policia ka njoftuar se pas një mosmarrëveshjeje ka ndodhur një rrahje mes dy personave në Podujevë.
Më pas, është përfshirë edhe një i tretë, i cili ka kanosur njërin nga të dyshuarit e përfshirë në rrahje.
“Pas një mosmarrëveshjeje ka ardhur deri tek rrahja mes dy meshkujve kosovarë, ndërsa më pas ka ardhur edhe i dyshuari i tretë, mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka kanosur njërin nga të dyshuarit të përfshirë në rrahje”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit që ishin rrahur janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari që kishte kanosur është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, përfundon raporti i policisë.