Kanosi nënën dhe e hodhi televizorin në kontejner

dhune-ne-familje

Një rast i dhunës në familje është raportuar në fshatin Tvrgjanë të Leposaviqit, ku një grua ka njoftuar Policinë se është kanosur nga djali i saj, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Ngjarja është raportuar më 09 dhjetor 2025, rreth orës 14:30, kur S. B, 65 vjeçare, është paraqitur në stacionin policor dhe ka deklaruar se djali i saj, I. B., 28 vjeçar, e kishte kanosur  dhe kishte hedhur televizorin e saj në kontejner jashtë shtëpisë.

Njësitë policore janë nisur drejt adresës së ankueses, ku në hyrje të shtëpisë kanë takuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar menjëherë në Stacionin Policor Leposaviq. Hetuesi ka kontaktuar Njësinë e Hetimeve Rajonale, të cilët kanë komunikuar me prokurorin kujdestar. Me udhëzim të tij, është iniciuar rasti “Dhunë në familje”.

Pas intervistimit, prokurori kujdestar ka lëshuar urdhër që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Mirëpo sot më datë 11.12.2025, me vendim të prokurorit kujdestar, masa e ndalimit ndaj të dyshuarit është ndërprerë dhe i njëjti është liruar, raporton Sinjali.

Hetimet vazhdojnë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.