
Mbrëmë në Debat Plus u diskutua për fituesin e mundshëm të zgjedhjeve parlamentare.
Analisti politik i RTV Dukagjinit, Visar Ymeri, tha se zgjedhjet pritet t’i fitojë Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas tij, VV do t’i ketë 40 deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Si parti të dytë, Ymeri tha se do të jetë Partia Demokratike e Kosovës me 27 deputetë.
Ndërsa, LDK 26 deputetë dhe AAK me vetëm 7 deputetë.