
Një incident i rëndë ka ndodhur të enjten.
Një person është lënduar në minierën e Trepçës, pasi u rrëzua.
Menjëherë pas incidentit, ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Mitrovicës, ku i janë kryer ekzaminimet specialistike dhe ato radiologjike.
Si pasojë e lëndimit, ai ka thyer hundën dhe dhëmbët dhe pritet t’i nënshtrohet një operimi.